West Ham triumfoi në ‘Etihad Stadium’, përballë Manchester Cityt, ndërsa Noble u tregoi të gjithëve se pikët e plota i dëshirojnë me meritë.

Po rjedhte minuta e 84-të e ndeshjes, dhe mbrojtësi i West Ham, Carl Jenkinson, po qëndronte i shtrirë në fushë duke simuluar për të kaluar minutat dhe paprimtas erdhi Noble.


Kapiteni i West Ham, e ngriti në këmbë shokun e skuadrës duke i thënë që të luante futboll dhe mos të humbiste kohë duke qëndruar i shtrirë.

Ky gjest i mesfushorit anglez është lavdëruar nga shumë media angleze, ndërsa video po bënë xhiron e botës.

Në fund West Ham triumfoi 2-1 ndaj Cityt, duke shkaktuar befasi tjetër, pasi javë më parë kishte mposhtur edhe dy gjigantë të tjerë si Liverpool dhe Arsenal. /Telegrafi/

telegrafi sport app