LAJMI I FUNDIT:

Gjermania e mbështetë FSK-në me 1 milion euro në fushën e çminimit

Gjermania e mbështetë FSK-në me 1 milion euro në fushën e çminimit

Gjermania dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje me vlerë prej 1 milion euro për ndërtimin e Deponimit të Mjeteve Shpërthyese dhe aftësimin për çminim të FSK-së.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Sipas njoftimit, si pjesë e marrëveshjes do të jenë edhe dy automjete të mallrave të rrezikshme me vlerë 500 mijë euro.


“Ministri i Mbrojtjes, Mehaj dhe ambasadori Rohde nënshkruan sot një marrëveshje në kuadër të Iniciativës Gjermane për Mundësimin dhe Përmirësimin, “Ertüchtigungsinitiative” në mbështetje të FSK-së. Me qëllim të ndërtimit të Deponimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD) dhe aftësisë për çminim të FSK-së do të prokurohen deri në 10 kostume mbrojtëse EOB, përfshirë trajnime, me vlerë deri në 500,000 euro. Përveç kësaj do të prokurohen dy automjete të mallrave të rrezikshme në vlerë deri në 500,000 euro për të rritur aftësinë e eliminimit të mallit të vjetër të rrezikshëm të FSK-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori