Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, deklaroi sot se raporti i progresit është objektiv dhe udhëzues, gjithëpërfshirës në qasjen sektoriale, me të arriturat dhe sfidat e procesit integrues të vendit tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ajo gjatë takimit me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha se nevojitet mbështetja e miqve për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si vendi i vetëm në rajon që ende nuk gëzon këtë të drejtë.
“Njohja e të arriturave në raport, nuk na bëjnë të ndalemi. Kemi vërejtjet brenda raporti që së shpejti me kryeministrin do t’i adresojmë. Nga kjo përgjegjësi e procesit nuk përjashtohet askush, as institucionet ekzekutive, ligjvënësit, gjyqësori, OJQ-të dhe mediat por edhe opinionbërësit. Po ashtu, kemi nevojë për mbështetjen e miqve tanë që liberalizimi i vizave të arrihet sa më shpejt. Detyrat tjera nga raporti, janë prioritet yni si MSA-ja, Reforma e Agjendës Evropiane dhe reformat ekonomike”, tha Hoxha.
Ndërsa ambasadori Heldt, theksoi se Gjermania me vëmendje po përcjell zhvillimet në Kosovë, duke ofruar mbështetje të fuqishme në procesin integrues dhe perspektivën evropiane të Kosovës.
“Sektorët e veçantë, të cekur në raport luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet të jetë i vazhdueshëm, po ashtu, kjo do të arrihet nëpërmjet reformave të cilat përshpejtojnë procesin integrues të Kosovës, duke i zbatuar ato me vendosmëri”, tha diplomati gjerman.
Ministrja po ashtu, në takim me ambasadorin gjerman e diskutoi çështjen e konsensusit nacional në procesin integrues, pasi nuk ka alternativa sa i takon të ardhmes së Kosovës, e cila është brenda Bashkimit Evropian dhe vlerave demokratike të saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës