Samiti i fundit i G7 që u mbajt në fund të majit në Sicili tregoi qartë që midis SHBA dhe vendeve të tjera të mëdha perëndimore ka pak gjëra të përbashkëta.
Por tani pak ditë para samitit të G20-së në Hamburg, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis dhe homologia e tij gjermane Ursula von der Leyen kanë demostruar partneritetin e ngushtë të Evropës dhe Gjermanisë me SHBA-në.
Dialog strategjik mes SHBA-së dhe Gjermanisë
Aleanca transatlantike mbetet e fortë, tha Mattis pas takimit me von der Leyen, duke shtuar se NATO-ja është po aq e rëndësishme sot, sa në kohën kur ajo u themelua. Von der Leyen foli për një lidhje të thellë mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe njoftoi për synimet për ta intensifikuar bashkëpunimin midis dy vendeve. Për këtë arsye ata tani kanë filluar një dialog strategjik me Mattis, duke shkuar përtej çështjeve ditore.
Arsyeja e takimit mes dy liderëve ishte një ceremoni për të shënuar 70 vjetorin e Planit Marshall. Ky plan u konceptua asokohe për rindërtimin ekonomik të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore që u skicua në qershor të vitit 1947, me një fjalim në Universitetin e Harvardit nga Sekretari i atëhershëm i Departamentit t Shtetit, Georg C. Marshall. Takimi u mbajt në qendrër për Studimet e Sigurisë, në Garmisch – Partenkirchen, që mban emrin George C. Marshall.
NATO: Më shumë para për mbrojtjen transatlantike
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel njoftoi se pret që shtete evropiane të NATO-s dhe Kanadaja do të rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen këtë vit. Aleanca pret një rritje të investimeve prej 4.3 për qind. Presidenti Donald Trump kërkoi nga aleatët evropianë që të bëjnë një rritje të konsiderueshme të investimeve në sektorin e mbrojtjes.
Aleanca ka rënë dakord në samitin e Uellsit në vitin 2014, që të rriten shpenzimet në sektorin e mbrojtjes brenda një dekade me “rreth dy për qind”, varësisht nga zhvillimi ekonomik. Ndërsa aleatët evropian mbështesin një rritje të vazhdueshme, Trump insiston që objektivi me dy për qind në vitin 2024 duhet të arrihet nga të gjithë anëtarët.
Më 2016 sipas të dhënave nga NATO, këtë objektiv përveçse SHBA-së (3,61%) vetëm katër aleatë të tjerë arritën ta mbajnë: Greiqia (2.36%), Estonia (2.18%), Britania e Madhe (2.17%) dhe Polonia (2.01%). Sipas NATO-s këtë vit mbi këtë prag do arrijë Rumania dhe në vitin 2018 Letonia dhe Litaunia. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës