LAJMI I FUNDIT:

Gjermania nuk lëshon pe: Këto janë vërejtjet e reja për Serbinë

Gjermania nuk lëshon pe: Këto janë vërejtjet e reja për Serbinë

Fqinjët kërkojnë mbrojtje të pakicave në Serbi, ndërsa Gjermania thotë se kapitujt e mbetur për integrim të shtetit serb në BE do të hapen kur të ketë avancim në normalizimin e raporteve me Kosovën. Kjo nuk vlen për kapitullin e hapur 35 (marrëdhëniet me Kosovën), 32 (kontrolli financiar) e as për 23 dhe 24 (drejtësi, liri, siguri, të drejta të njeriut) që pritet të hapet së shpejti.

Berlin kërkon që Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë dialogun teknik, por edhe bisedimet e përfaqësuesve të lartë politikë – posa të formohet Qeveria serbe. Kjo mësohet nga një dokument konfidencial i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, transmeton Telegrafi.

Berlini po ashtu ka vërejte se pse gjatë zgjedhjeve në Serbi dhe në debate shprehen “interesat kombëtare të Serbisë në Kosovë dhe në Republikën Serbe” e jo “ambiciet për t’u bashkuar me BE”.


Në grupin punues për zgjerim të Komisionit Evropian, përfaqësuesi kroat nuk kishte vërejtje specifike, por ata të Hungarisë, Rumanisë dhe Bullgarisë kërkojnë që Brukseli të kontrollojë nëse Serbia u përmbahet afateve për përmbushjen e planit të veprimit.

Rumunia po ashtu kërkon nga Serbia që të mundësojë shërbime më të mira në gjuhën e pakicave. Ndërkaq, Finlanda kërkon gjyqësi të pavarur si dhe luftë kundër korrupsionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori