Gjermania ka fituar ndaj Meksikës me rezultat 4-1 në Kupën e Konfederatave “Rusia 2017”.

Kombëtarja gjermane ka fituar gjysmëfinalen dhe i është bashkuar Kilit në finalen e madhe të Kupës së Konfederatave.


Djelmoshat e trajnerit Joachim Loew arritën të tregojnë potencialin e tyre qysh në fillim të ndeshjes, ku ishte Leon Goretzka, i cili shënoi dy gola të shpejt (6’, 8’), dhe me këto dy gola Gjermani shkoi në pushimin mes dy pjesëve.

goretzka

Në pjesën e dytë ishin përsëri gjermanët ata të cilët sulmonin më shumë dhe arritën të shënojnë edhe golin e tretë me anë të Timo Werner, i cili shënoi në minutën e 59 për 3-0 pas asistimit të Jonas Hector.

Në minutën e 89 ishte Marco Fabian, i cili ngushtoi epërsinë në 3-1, por pas vetëm dy minutave u shfaq Amin Younes që shënoi për 4-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas 90 minutave lojë, Gjermania iu gëzua fitores 4-1 ndaj Meksikës duke arritur kështu në finalen e madhe të Kupës së Konfederatave, ku e pret Kili, të cilët mposhtën Portugalinë në gjysmëfinale pas ekzekutimit të penalltive. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5s69aj_leon-goretzka-goal-vs-mexico-1-0_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5s699j_leon-goretzka-second-goal-vs-mexico-2-0_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5s6e9h_t-i-m-o-w-e-r-n-e-r-g-o-a-l-g-e-r-m-a-n-y-3-0-m-e-x-i-c-o_sport

https://twitter.com/lionel_1899/status/880514065151520768

telegrafi sport app