Site icon Telegrafi

Gjermania leksion futbolli Portugalisë kampione – gjashtë gola dhe spektakël në këtë ndeshje

Gjermania ka shënuar fitore ndaj Portugalisë me rezultat 4-2, në një ndeshje ku spektakli kishte fjalën kryesore.

Ndeshja e vlefshme për Grupin F, ishte më spektakolare deri më tani në EURO 2020, ku përveç golave, kishte edhe rikthim në rezultat, shtylla, autogola e gjithçka tjetër.

Ndeshja nisi më mirë për portugezët, pasi gjetën golin në minutën  15-të, nga një kundërsulm perfekt.

Bernardo Silva mori një top në gjysmë e tij, avancoi me disa prekje, për të harkuar pastaj në zonë te Diogo Jota. Sulmuesi i Liverpoolit pasoi te Ronaldo që ishte në afërsi të portës për të shënuar për 1-0.

Por gjermanët si gjermanët, nuk u dorëzuan. Ata barazuan rezultatin në minutën e 35-të, me një prekje të Kai Havertz, që u devijua edhe nga mbrojtësi Ruben Dias për 1-1.

Katër minuta më vonë edhe në aksion i bukur i gjermanëve, ku topi shkoi në të djathtë te Joshua Kimmich, i cili pasoi në zonë, por topi u prek nga Raphael Guerreiro, i cili shënoi autogol për 2-1.

https://www.youtube.com/watch?v=L1TMiWJ8uNo

Serge Gnabry kishte rast të mirë në kohën shtesë për të shënuar, por portieri portugez ishte në vend.

Gjermania e mbylli në epërsi pjesën e parë, ndërsa nuk u ndal as në të dytën.

Në minutën e 51-të, Pacerët gjetën golin për 3-1. Robin Gosens pason te Kai Havertz, i cili me kokë shënon në portën e Rui Patricios.

https://www.youtube.com/watch?v=PE0G7zrR5OE

Në minutën e 60-të, u mbyll edhe dilema e fituesit. Një kombinim shumë i bukur i lojtarëve të krahëve te Gjermania, ku Kimish harkon bukur në zonë, ndërsa Gosens me një fluturim në zonë godet bukur me kokë për 4-1.

https://www.youtube.com/watch?v=7rdtl4OQoaA

Portugalia u mundua të kthehet në lojë në minutën e 67-të, kur Ronaldo asistoi bukur te Diogo Jota i cili me portën e zbrazët shënoi për 4-2.

https://www.youtube.com/watch?v=EwcOYMp4H4w

Në minutën e 79-të ka mundur të hapet ndeshja, kur Renato Sanches me një goditje të bukur nga 25 metra qëlloi shtyllën.

Rast të mirë në fund kishte dhe Leon Goretzka, por goditja e tij shkoi mbi portë.

Me këtë fitore të gjermanëve është hapur dukshëm Grupi F. Franca mbetet lider me 4 pikë, Gjermania dhe Portugalia kanë nga 3 pikë, ndërsa Hungaria me 1 pikë është e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version