Gjermania-Kili, formacionet e mundshme

Kili dhe Gjermania sonte do të takohen në finalen e Kupës së Konfederatave.
Tashmë mediat botërore kanë filluar të zbulojnë formacionet e mundshme të të dyja kombëtareve.
Trajneri gjerman Joachim Low pritet të mos i jep rast mbrojtësit shqiptar Shkodran Mustafi, i cili gaboi rëndë te barazimi 1-1 kundër Kilit në fazën grupore, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, takimi do të zhvillohet në stadiumin e Zenitit me fillim në ora 20:00.
Paraprakisht, Portugalia dhe Meksika do të takohen pvr vendin e tretë në ora 14:00. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































