Gjermania kërkon hetim për sulmin ajror izraelit në spitalin Nasser, raportuesja e OKB-së thotë se skena të tilla shfaqen çdo moment në Gaza

Raportuesja Speciale e OKB-së për territoret e pushtuara palestineze, ka dënuar sulmin e Izraelit ndaj spitalit Nasser.
Francesca Albanese tha se skena "të tilla", duke iu referuar sulmeve, "shfaqen çdo moment në Gaza", transmeton Telegrafi.
Ministria e Jashtme gjermane ka thënë se është e tronditur nga vrasja e disa gazetarëve, ndihmësve të emergjencës dhe civilëve në një sulm ajror izraelit ndaj spitalit Nasser në Gaza.
Ministria gjermane ka thënë se incidenti duhet të hetohet për tu sqaruar gjithçka.
E kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli “ndjen keqardhje të thellë” për “fatkeqësinë tragjike” që ndodhi sot në spitalin Nasser.
Udhëheqësi izraelit tha gjithashtu se autoritetet ushtarake po kryenin një hetim të plotë për atë që ndodhi. /Telegrafi/





















































