Nga njëra anë Gjermania po hap rrugët për migracionin legal, por nga ana tjetër, ajo po forcon luftën kundër punësimit ilegal. Të premten ligji përkatës pritet të miratohet në Këshillin Federal
Ligji i ri për luftimin e punës në të zezë dhe abuzimit me përfitimet sociale është miratuar tashmë nga Parlamenti Gjerman më datën 6 qershor 2019 dhe të premten, 28.06.209 duhet të kalojë instancën e fundit, që është Dhoma e Landeve, para se të nënshkruhet nga Presidenti.
Ai përmban dy elemente kryesore: Elementi i parë ka të bëjë kryesisht me shtetasit e BE-së, që vijnë në Gjermani vetëm për të marrë shpërblimin për fëmijët (afro 190 euro për fëmijë). Me ligjin e ri, shpërblimi për fëmijët nuk jepet menjëherë, por vetëm pasi ke jetuar tre muaj në Gjermani dhe kur je me konratë pune.
Elementi i dytë ka të bëjë me punëtorët mëditës, që rrinë diku, në një vend të caktuar, dhe presin që të vijë t’i marrë punëdhënësi.
Tani ata mund të gjobohen edhe nëse nuk kapen duke punuar në të zezë, mjafton dyshimi. Dhe gjobat mund të shkojnë deri në 5000 Euro.
Qarku Koordinativ kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (KOK) me seli në Berlin, e kritikon këtë masë, sepse siç thotë për DW Eva Kübelbeck, referente e kësaj shoqate, “ligji në këtë rast godet personat që janë në hall, në vend që të merret me trafikantët e tyre.”
Edhe Enti që merret me luftimin e punës në të zezë e ka të parasysh këtë fakt, prandaj, siç i tha DW një zëdhënës i tij, kjo gjobë do të vihet vetëm në raste ekstreme. Ai shpjegon se deri tani policia nuk kishte asnjë mundësi të parandalonte këtë lloj punësimi me mëditje, ku në të shumtën e rasteve njerëzit sillen në mënyrë të organizuar nga vendet e Evropës Juglindore prej personave që bëjnë si ndërmjetësues dhe duan thjesht t’i shfrytëzojnë. “Qëllimi ynë është që t’i nxisim migrantët që të kërkojnë punë legale”, thotë zëdhënësi. Ndër të tjera ai vë në dukje se, edhe për ato raste kur migrantët janë ilegalë dhe nuk kanë një kontratë pune, ata kanë të drejtë ta hedhin në gjyq punëdhënësin, nëse ky abuzon me ta.
Sigurisht që kjo kërkon një avokat, por ndoshta ia vlen llogaria. Dikush që ka punuar në të zezë në Gjermani, dhe nuk është paguar nga punëdhënësi, ka të drejtë ta hedhë atë në gjyq dhe t’i kërkojë dëmshpërblim. Në praktikë, migrantët nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi, nga frika se mos paditen për punë në të zezë. Por, kjo në praktikë nuk ndodh, sepse, përgjegjësia për punësimin ilegal bie mbi punëdhënësin dhe jo punëmarrësin, thonë ekspertët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?