Gjermania është bashkuar me paralajmërimet britanike dhe holandeze dhe e ka akuzuar Rusinë për sulme masive kibernetike ndërkombëtare. Berlini tha se sulme të tilla mund të rrezikojnë sigurinë publike dhe demokracinë.
“Ne i dënojmë me ashpërsi sulme të tilla ndaj organizatave dhe institucioneve të aleatëve tanë dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të mbajë përgjegjësinë e saj dhe t’i ndërpresë këto veprime”, tha në Berlin zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.
Ai tha se Gjermania beson ashtu si Britania e Madhe, se agjencia ruse e inteligjencës GRU “thuajse me siguri absolute” qëndron pas fushatës së kundërspiunazhit APT28, që ka sulmuar një sërë objektesh në të gjithë botën, duke përfshirë Bundestagun Gjerman dhe rrjetin e të dhënave të qeverisë gjermane.
Po të jenë me sukses sulme të tilla, tha Seibert, ato mund të rrezikojnë drejtpërdrejt sigurinë publike dhe “në parim edhe demokracinë tonë”, duke e bërë të domosdoshme që Gjermania të jetë me siguri e gatshme dhe në gjendje që të ndërmarrë veprime në hapësirën digjitale. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me shtete të tjera për t’u mbrojtur nga sulme të tilla.
Të enjten, Holanda dhe Britania e Madhe e akuzuan publikisht Rusinë se po përpiqet të dëmtojë demokracitë perëndimore me sulme kibernetike. Midis të tjerash, autoritetet holandeze bënë të ditur se kishin parandaluar në prill një sulm të piratëve rusë të internetit kundër Organizatës Ruse për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW).
OPCW, organizata e OKB-së për mbikqyrjen e armëve kimike është e përfshirë në hetimet për përpjekjen për vrasje të ish-agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal, duke përdorur gazin nervor Novichok dhe në sulmet e dyshuara kimike në Douma të Sirisë, prej regjimit sirian të mbështetur nga Rusia.
Akuzat e Gjermanisë bëhen kur janë shtuar dëshmitë për fushata të përbotshme kibernetike të iniciuara në Rusia që kanë si objektiv institucionet perëndimore. Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur të enjten se ka vënë para akuzës shtatë zyra të shërbimeve ushtarake të fshehta ruse, se janë përpjekur të depërtojnë në organizata të ndryshme, duke përfshirë agjencitë antidoping. /DW/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Luftë” brenda Kontinentit të Vjetër – liderët evropianë po garojnë kush do të jetë ‘zëri’ i Trumpit
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës – çfarë duhet të dijmë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe
A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedy dhe King?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve