LAJMI I FUNDIT:

Gjermania i dhuron IKSHPK-së një kontingjent të pajisjeve mbrojtëse profesionale

Gjermania i dhuron IKSHPK-së një kontingjent të pajisjeve mbrojtëse profesionale

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde morën pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit në IKSHPK të një kontingjenti të pajisjeve mbrojtëse personale profesionale, dedikuar SHSKUK-së dhe institucioneve shëndetësore si përgjigje kundër COVID-19.

Kontingjenti që përmban 17,000 maska respirator FFP2 (EN 149)/N95 (NIOSH), 5,500 pako me dorëza nitrile të madhësive të ndryshme dhe 3,700 litrave me dezinfektues, është financuar nga autoritetet e shtetit të Gjermanisë.

Ministri Zemaj vlerësoi lart kontributin e shtetit të Gjermanisë dhe të vet BE-së në asistencën dhënë Kosovës për luftimin e COVID-19, teksa theksoi se MSh dhe profesionistët shëndetësor të Kosovës janë mirënjohës për këtë përkrahje të cilën do ta manifestojnë me angazhim konkret kundër COVID-19.


Ambasadori Rohde tha se ky është një kontribut nga shteti gjerman për popullin e Kosovës dhe profesionistët shëndetësor, ndërkohë që këshilloi qytetarët që t’u përmbahen udhëzimeve dhe të zbatojnë masat e Qeverisë për t’u mbrojtur nga coronavirusi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori