Një shtetas britanik është arrestuar në Gjermani nën dyshimin për spiunazh në favor për Rusinë.

Prokurorët federalë thanë se personi - i quajtur vetëm si David S. - punonte në Ambasadën britanike në Berlin.


Ai dyshohet se i kishte ofruar dokumente inteligjencës ruse "të paktën një herë" në këmbim të një "sasie të panjohur" parash.

David S. u arrestua në Potsdam jashtë Berlinit ku shtëpia dhe vendi i tij i punës ishin kontrolluar.

"Arrestimi ishte rezultat i një hetimi të përbashkët britaniko-gjermane", thuhet në deklaratë.

I dyshuari do të dalë para një gjykatësi ditën e mërkurë. /Telegrafi/