LAJMI I FUNDIT:

Gjermani – Francë, krahasimi kokë më kokë i lojtarëve

Gjermani – Francë, krahasimi kokë më kokë i lojtarëve

Ndeshja e sotme mes Gjermanisë dhe Francës është një finale e parakohshme pasi shumë lojtarë të klasit botëror do të përballen mes tyre për të përcaktuar ekipin finalist i cili do të përballet më 10 korrik kundër Portugalisë.

E përditshmja franceze ‘France Football’ ka përgatitur një speciale ku tregon 5 duelet më rivalizues.

Toni Kroos- Paul Pogba


Performanca e këtyre dy mesfushorëve është e një klasi botëror pasi luajnë në dy ekipe të mëdha respektivisht tek Real Madrid dhe Juventusi. Pogba ka fituar duelin në çerekfinale pasi ka shënuar gol ndërsa Kroos u neutralizua shumë mirë nga Italia. Mbetet për tu parë kush do të triumfojë në këtë repart.

Jerome Boateng – Olivier Giroud

Mbrojësi i Bayenr Munich ka për detyrë të markojë sulmuesin e Arsenalit, Olivier Giroud. Në kualitet janë gati të barabartë ndoshta pak më mirë Boateng i cili është një siguri jo vetëm tek mbrojtja bavareze por edhe tek Gjermania. Nga krahu tjetër Giroud i kundërpërgjigjet me një formë të mirë fizike pasi gjatë këtij Evropiani ka shënuar 3 gola.

Emre Can – Antoine Griezmann

Ky është një duel krejtësisht i fituar nga Antoine Griezmann i cili po kalon një formë të mirë fizike pasi deri tani është golashënuesi më i mirë i Evropianit me 4 gola. Edhe nga cilësia në nivel klubi Griezmann qëndron më lart se mesfushori Emre Can i cili luan për Liverpool.

Jonas Hector – Moussa Sissoko

Është një duel përgjithësish i balancuar me cilësi individuale pak më të mira të Sissokos ndërsa Hector i kundërpërgjigjet me një formë të mirë fizike duke bërë një përfaqësim dinjitoz në këtë Evropian.

Mesut Ozil – Blaise Matuidi

Ky duel fitohet nga Ozil i cili megjithëse ka humbur shkëlqimin e dikurshëm është ‘truri’ i Gjermanisë. Në krahun tjetër Matuidi i kundërpërgjigjet me gjendjen e mirë fizike që po kalon duke bërë që shumë klube të interesohen më të marrë shërbimet e tij.

Gjithçka i mbetet fushës së lojës për të përcaktuar ‘fatlumin’ që do të përballet në finalen e madhe të edicionit të 15 të Kampionatit Evropian.

Në trend Sport

Më shumë
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Kalo në kategori