LAJMI I FUNDIT:

Gjermanët prodhojnë frigoriferë të veçantë për ruajtjen e vaksinave kundër COVID-19, kanë izolim unik – funksionojnë edhe kur nuk ka rrymë  

Gjermanët prodhojnë frigoriferë të veçantë për ruajtjen e vaksinave kundër COVID-19, kanë izolim unik – funksionojnë edhe kur nuk ka rrymë  

Derisa bota po pret zhvillimin e vaksinave kundër coronavirusit, duhet menduar edhe për hapësirën adekuate të vendosjes së miliona dozave ku do të ruhen.

Kompania gjermane Binder ka filluar me prodhimin e frigoriferëve të veçantë, të “specializuar” në ruajtjen e vaksinave kundër coronavvirusit – dhe atë në një temperaturë prej minus 80 gradë celsius, transmeton Telegrafi.

Punonjësit e kompanisë teknologjike “VA-Q-TEC” po bëjnë gati kutitë me temperaturë shumë të ulët, me të cilat do të bëhet transportimi i vaksinave.


“Mund të ulim temperaturën deri në minus 90 gradë. Pse është e rëndësishme? Sepse vaksinat MRNA duhet të ruhen në temperaturat shumë të ulëta. Aty mund t’i ruani për një kohë të gjatë para se të shpërndahen dhe të përdoren. Gjithçka është e mundur me një pajisje të tillë, që ngrin në temperatura shumë të ulëta. Është i veçantë sepse ka një izolim tejet të mirë që mundëson në mënyrë të sigurt ruajtjen në temperatura deri në minus 70 apo 90. Varësisht nga kërkesa e klientit, edhe kur temperatura e jashtme është rreth 20 apo 25 gradë, ekziston dallimi edhe në 100 gradë celsius. Në rast të mungesës së energjisë elektrike, izolimi mbetet i paprekur në 24 orët e ardhshme, kështu që çfarë gjendet brenda frigoriferit nuk është dëmtuar”, ka deklaruar Peter Ëimmer, nënkryetar i kompanisë Binder Inovation and Product.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i kompanisë Peter Binder, thotë se kanë rritur prodhimtarinë dukshëm më shumë në tre muajt e fundit.

“Po flasim për përqindje tre shifrore. Siç mund ta paramendoni, kërkesat për këtë pajisje janë rritur javëve të fundit, natyrisht se ne duam të kemi sa më shumë klientë, të japim maksimumin me qëllim që vaksinat të transportohen në kohën e paraparë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori