Nëntë nga dhjetë kartëmonedha euro të lëshuara në Gjermani nuk përdoren në pagesa, thuhet në një hulumtim të Bankës Qendrore të Gjermanisë (Bundesbank), shkruan Telegrafi.
Sipas regjimit të Bankës Qendrore Evropiane për të ringjallur ekonominë e Eurozonës, bankat komerciale duhet të paguajnë 0.4 për qind për të mbajtur para të gatshme në depozita.
“Huadhënësit në Gjermani vitin e kaluar tërhoqën rreth 12 miliardë euro para të gatshme për të ruajtur fizikisht atë”, u tha gazetarëve në Frankfurt, Carl-Ludëig Thiele, anëtar i Bordit të Bundesbank.
Në sondazhin trevjeçar mbi përdorimin e parave të gatshme në Gjermani, e para që nga ringjallja e fortë ekonomike e Eurozonës, e cila vitin e kaluar tejkalonte SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, Bundesbank theksoi se shumica e eurove që prodhohen janë përdorur jashtë vendit.
“Në kushtet e kërkesës botërore për para të gatshme, kartëmonedha euro pothuajse ishte e barabartë me dollarin amerikan si rezervë botërore. Kjo është një votë e madhe e besimit për monedhën”, tha Thiele.
Në përgjithësi, kërkesa për para të gatshme në ekonominë më të madhe të Eurozonës vitin e kaluar u rrit 7 për qind, pothuajse dyfishi i rritjes nominale të saj me në vlerë prej 635 milionë euro. Bundesbank është burimi kryesor i parave të gatshme në Eurozonë, duke përbërë rreth 60 për qind të zonës.
Nëse të gjitha paratë e lëshuara nga Bundesbank janë përdorur për pagesat e brendshme, atëherë çdo gjerman mesatarisht do të mbante rreth 7,700 euro, në fakt, sipas shifrave të Bundesbank, mesatarja është 107 euro.
Përpjekjet për të kthyer Eurozonën në një shoqëri pa para të gatshme po has me rezistencë të ashpër nga gjermanët, me 88 për qind kundrejt mjeteve elektronike të pagesave.
Derisa paraja është ende mënyra më e preferuar për pagesë për gjermanët, përdorimi i saj është në rënie të vazhdueshme. Në vitin 2017, 48 për qind e të gjitha blerjeve ishin në para të gatshme, krahasuar me 58 për qind që ishin në vitin 2008. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës