Kur forcat gjermane u nisën në Ballkan në pranverë të vitit 1941, ata nuk u përballën vetëm me rezistencë të armatosur, por edhe me terrenin e vështirë dhe motin e keq.
Përparimi i forcave italiane në Greqi, ndikoi që britanikët të ndihmonin Athinën, duke kërcënuar krahun jugor gjerman.
Diktatori italian Benito Mussolini dërgoi 500.000 ushtarë në Ballkan dhe në gjashtë muajt e parë ai humbi 63.000.
Lartësia mbidetare dhe moti me borë që zgjati deri në muajin maj, pamundësuan konvojet gjermane të arrinin deri te furnizimet dhe fitorja varej më shumë nga linja e furnizimit të sigurt sesa fuqia ushtarake, shkruan Historynet.
Të gjitha vendet kyçe duhej pushtuar shpejt dhe objektivat kryesore ishin qytetet.
Gjermanët prisnin kapitullimin e Greqisë, kështu që Athina dhe portet greke do të binin në duart e tyre.
Në këtë mënyrë baza greke e Forcave Ajrore Gjermane “Luftwaffe” dhe Forca Detare “Kriegsmarine” do të forconin kontrollin në Mesdheun verilindor dhe të ndihmonin me furnizimin e trupave në Afrikë.
Frika se Pavle Karagjorgjeviq mund të mbante anën e krahut fashist, nxiti ambasadorin jugosllav në Uashington që të dërgonte një peticion në Beograd, duke kërkuar nga princi serb që të mos i dorëzohej kreut nazist, Adolf Hitler.
Mbreti britanik George VI dhe kryeministri Winston Churchill i dërguan një mesazh Karagjorgjeviqit dhe kryeministrit jugosllav Dragisha Cvetkoviqit.
Churchill parashikoi se nëse Jugosllavia “bëhet pjesëmarrëse në vrasjen e grekëve, shkatërrimi i saj do të jetë i sigurt dhe i parevokueshëm”.
Më 20 mars, Karagjorgjeviq zyrtarisht njoftoi se vendi i tij do të bashkohej me Paktin Trepalësh.
Në një takim me ambasadorin e SHBA, Arthur Bliss Lane, ai theksoi se nëse nuk bashkohet me Paktin, nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në mbështetjen e kroatëve në pushtimin nga gjermanët.
Më 24 mars 1941, kryeministri Cvetkoviq dhe ministri i jashtëm Aleksandar Cincar-Markoviq udhëtuan në Vjenë në fshehtësi.
Marrëveshja u nënshkrua më 25 mars dhe u kthyen në shtëpi.
Në Beograd ata u përballën me grusht-shtetin që nisi natën e 26 marsit.
Zyrtarët ushtarakë jugosllavë pushtuan bazat ushtarake, aeroplanë dhe ndërtesa qeveritare, duke rrëzuar qeverinë e dobët jugosllave brenda natës.
Cvetkoviq u arrestua. Princi Karagjorgjeviq u kap në Zagreb dhe u detyrua të largohej nga detyra.
Qeveria e re njoftoi se do të mbetet besnike ndaj Paktit Trepalësh. Më 6 prill 1941, ministri i Jashtëm gjerman Joachim von Ribbentrop urdhëroi sulm mbi Jugosllavinë.
Beogradi pësoi disa ditë bombardime dhe u pushtua shumë më herët se sa ishte planifikuar më 12 prill 1941, falë një grushti njerëzish me armë të vogla, të udhëhequr nga kapiteni i njësisë së forcave Waffen, Fritz Klingenberg, një 26-vjeçar i cili ka fituar reputacionin e një njeriu kokëfortë.
“Klingenberg është inteligjent, por kokëfortë, besnik, i shkëlqyer nën presion, por arrogant deri në masën e mos dëgjimit”, përkujton një nga oficerët e tij të mëparshëm komandues.
Arritja në Beograd nuk ishte e lehtë dhe pas disa orë vëzhgimi që i bëri qytetit, një nga njerëzit e Klingberg gjeti një barkë të braktisur në lumin Danub.
Klinberg kishte vetëm gjashtë ushtarë me vete, por vendosën të depërtojnë thellë në qendër të qytetit.
Ata përparuan ngadalë duke u maskuar me rroba burgu, duke kaluar pikat e kontrollit pa shkaktuar asnjë dyshim.
Klingenberg urdhëroi udhëheqësin e grupit Hans Hossfelder të largojë flamurin jugosllav në qytet dhe ta zëvendësojë me atë gjerman, më 12 prill.
Me urdhër të tij, ushtarët nisën të patrullojnë rrugëve, duke iu dërguar porosi qytetarëve se ata kanë marrë tashmë qytetin, ndërkohë që prefekti i Beogradit iu bind ultimatumit të Klingenberg për dorëzim pa kushte.
Në këtë mënyrë, ai me një grup të vogël njerëzish mori qytetin, duke zënë rob 1.300 ushtarë të dorëzuar pa shkrepur asnjë plumb, dhe iu hapi rrugën forcave tjera gjermane të mbërrinin në qytet.
Për aktin e tij të guximshëm, Klingenberg u nderua me Kryqin e Hekurt dhe u bë një i preferuar në qarqet naziste.
Kur filloi pushtimi i Bashkimit Sovjetik, Klingenberg edhe njëherë demonstroi aftësitë strategjike në betejat në Krakov, Minsk dhe Kurska, ndërsa u vra më 23 mars 1945. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët