Ditëve të sotme, rëndësia e gjumit çdo herë po merr më shumë vëmendje, pasi që mungesa e gjumit është duke u shndërruar në problem të madh për shoqërinë moderne.
Tani është koha për të filluar të punohet dhe të zgjidhet ky problem, pasi që hulumtimet tregojnë se çdo i treti amerikan e fillon ditën pa gjumë të mjaftueshëm, transmeton Telegrafi.
Siç duket, neve vazhdimisht na nevojitet më shumë kohë dhe rrjedhimisht përfundojmë duke zgjuar vonë thuajse tërë natën.
Në anën tjetër, kur flemë mjaftueshëm, ne zgjohemi me më shumë energji dhe jemi më produktivë, më të shëndetshëm dhe ndihemi më mirë.
Gjumi nuk është vetëm për të pushuar – gjumi adekuat ndikon në shëndetin tonë të përgjithshëm dhe shpie në një jetë më të gjatë.
Ekspertët e gjumit kanë treguar se mungesa e gjumit mund ta ndryshojë materien e bardhë të trurit, por fatmirësisht trupat tonë mund ta riparojnë vetveten.
Përveç materies, studimet tregojnë se mungesa e gjumit ndikon edhe në gjenet tona.
Këto janë disa prej efekteve të dëmshme që i shkakton mungesa e gjumit.
Mungesa e gjumit shkakton probleme me mendime
Mungesa e gjumit shpie në vendimmarrje të dobët, në logjikë më të dobët, në aftësi më të ngadalta të zgjidhjes së problemeve dhe në kohë më të ngadaltë të reagimit.
Shtimi i peshës
Një studim trevjeçar ka treguar se ata që flenë më pak se pesë orë brenda nate kanë tendenca të shtojnë më shumë peshë.
Sëmuremi
Studimet tregojnë se ekziston një lidhje direkte mes mungesës së gjumit dhe sistemit të imunitetit.
E dëmtojmë zemrën
Një studim i publikuar në revistën “European Heart Journal” kishte treguar se si mungesa e gjumit shpie në sëmundje të zemrës.
Harrojmë më lehtë
Gjumi na ndihmon t’i ruajmë kujtimet më lehtë, ndërkaq kur nuk flemë mjaftueshëm, kjo gjë vështirësohet.
Më pak seks
Meshkujt që flenë më pak se pesë orë kanë nivele më të ulëta të testosteronit sesa ata që flenë mjaftueshëm. Gjithashtu apetiti i tyre për seks zvogëlohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?