LAJMI I FUNDIT:

Gjenerata e tretë e Moto G është në përgatitje

Gjenerata e tretë e Moto G është në përgatitje

Gjenerata e tretë e Moto G është parë në disa foto të publikuara në internet, përderisa janë bërë të njohura edhe disa prej specifikave të kësaj pajisje.

Pajisja e cila pritet të lansohet këtë vit, duket se do të ketë ekranin prej 5 inç, procesorin Qualcomm Snapdragon 410 dhe RAM memorie prej 1GB.

Sipas Android Authority, Moto G do të përfshijë edhe memorie të brendshme prej 8GB dhe mundësi për hapësirë shtesë përmes kartelës së integruar microSD.

Moto G gjithashtu do të ketë kamerë frontale prej 5MP dhe kamerën kryesore me 8MP.


Motorola pritet që gjatë kësaj vere të sjell edhe dy pajisje tjera, përkatësisht modelet e telefonave Moto X dhe Moto E. (Telegrafi)