LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë për shkak të taksës

Gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë për shkak të taksës

Gjenerali major Timothy Orr, i cili ishte i ftuar të merrte pjesë në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka anuluar vizitën e tij.

Mësohet se, arsyeja e anulimit të vizitës është mos heqja e taksës nga Qeveria e Kosovës, për produktet e Serbisë e Bosnjës.

Sipas agjendës, Timothy Orr, do të qëndronte në Kosovë nga 16 deri më 18 shkurt.


Telegrafi ka provuar të flasë me zyrtarët qeveritarë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Ndërkaq, duhet theksuar se ambasadorët e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd, Philip Kosnett dhe Kyle Scott, të premten përmes një deklarate të përbashkët u kanë bërë thirrje autoriteteve në Kosovë dhe Serbi që të punojnë për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve, me njohjen reciproke në thelbin e saj.

Këtë thirrje të ambasadorëve amerikanë analistët po e konsiderojnë si një mesazh për një qasje serioze nga të dyja palët (Kosova dhe Serbia) në dialog./Telegrafi/