Gjenerali rus dënohet me pesë vjet burg për grabitje

Gjykata ushtarake në qytetin rus Tambov ka dënuar gjeneralin e ushtrisë ruse, Ivan Popov, me pesë vjet burg, raportoi shërbimi mediatik i Komitetit Hetimor të Federatës Ruse.
Gjenerali është akuzuar për vjedhjen e 1700 tonëve produkte metalike të përpunuara, të cilat ishin destinuar për ndihmë humanitare në zonën e luftimeve në Ukrainë.
Në seancën e fundit gjyqësore, prokurori kërkoi gjashtë vjet burg për Popovin, si dhe një gjobë prej 800 mijë rublash, që i bie rreth 8469 euro.
Përveç kësaj, gjykata i hoqi atij edhe gradën ushtarake, shkruan reuters.
Sipas hetimeve, në vitin 2023, Popov ka marrë pjesë në vjedhjen e 1700 tonëve produkte metalike të përpunuara, të cilat autoritetet në rajonin e përkohësisht pushtuar të Zaporizhzhias i kishin siguruar si ndihmë humanitare. Vetë gjenerali i ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij.
Ish-komandanti i ushtrisë së 58-të të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse u arrestua më 17 qershor 2024. /Telegrafi/

















































