LAJMI I FUNDIT:

Gjendja alarmante në garazhe, pas të reshurave të fundit në Fushë Kosovë

Gjendja alarmante në garazhe, pas të reshurave të fundit në Fushë Kosovë

Një ditë më parë pas reshjeve të dendura të shiut vendi ynë u përballë me vërshime në disa rajone të Kosovës.

Lexues të Telegrafit kanë dërguar video pas të reshurave të së dielës e ku si pasojë garazhet në Fushë Kosovë janë vërshuar nga uji.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka lutur qytetarët që të shmangin përdorimin e automjeteve gjatë pasdites si dhe i ka sugjeruar institucionet publike dhe private që të lirojnë punëtorët më herët nga puna, për të shmangur trafikun e rënduar në orët e pasdites meqë parashihet shi me intensitet të lartë.


Për më shumë shikoni videon më poshtë: