Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Ali Vitia” një person është gjetur i alivanosur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.


Me urdhrin e prokurorit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/