Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në vendin e quajtur “Gropa e ujërave termale”, në qytetin e Peshkopisë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se nga hetimet paraprake dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak.


Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/Informacion paraprak

Më datë 19.06.2025, rreth orës 15:20, në vendin e quajtur “Gropa e ujërave termale”, në qytetin e Peshkopisë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi E.N., rreth 70 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.