Site icon Telegrafi

Gjendet i vdekur 27-vjeçari nga Vitomirica e Pejës, dyshohet për vetëvrasje

Foto: Arkiv

Laurant Podrimçaku,27-vjeçar nga Vitomirica e Pejës, i cili po kërkohej tash disa ditë, është gjetur sot pa shenja jete

I riu Podrimçaku, që ishte larguar nga shtëpia tash disa ditë, thuhet se është gjetur i vdekur sot në fshatin Gllaviçicë në Pejë, jo shumë larg veturës me të cilën kishte dalë nga shtëpia.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, e cila kë njoftuar se me datё 26.10.2024 rreth orёs 20:20, ёshtё informuar se nё fshatin Vitomiricё–Pejё ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё, sipas familjarit (zyrtar nё Shërbimin korrektues tё Kosovёs), i cili ka deklaruar se iu ёshtё vjedhur arma zyrtare.

“Policia menjëherë ju ka përgjigjur  rastit ne vendin e ngjarjes, dhe ёshtё vёnё nё kёrkim tё personit tё dyshuar, pas njё pune intensive tё Hetuesёve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, njёsiteve tё Stacionit Policor Pejё dhe njёsiteve tё tjera tё Policisё sё Kosovёs, sot me datё 29.10.2024, rreth orёs 19:45, ёshtё gjetur trupi i pajetё tё viktimёs”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Telegrafi.

Nё vendin e ngjarjes kanё dal Prokurori i shtetit gjithashtu edhe ekipi mjekёsor tё cilёt e kanё konstatuar vdekjen e viktimёs, ndërsa trupi i pajetё i viktimёs është dёrguar në Institutin e Mjekёsisё Ligjore nё Prishtinё pёr obduksion, ndёrsa rasti cilёsohet “Hetim i vdekjes”.

Dyshohet se i riu nga Vitomirica ka kryer vetëvrasje. /Telegrafi/

Exit mobile version