Policia e Kosovës ka gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar me iniciale A.B, 45-vjeçar në fshatin Vllahi të Mitrovicës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot rreth orë 9:40, është raportuar se në fshatin Vllahi të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar A. B., rreth 45 vjeçar. Njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësorë ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “vdekje e dyshimtë””, tha Zahiti. /Telegrafi/