Një person pa shenja jete është gjetur ditë e shtunë në Mitrovicë.

Policia njofton se viktima është gjetur pa shenja jete në një rrugë, rreth orës 17:20.


"Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur në rrugë pa shenja jete, njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion", thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/