Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë

Një person pa shenja jete është gjetur në fshatin Batushë të Graçanicës.
Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 18:00.
"Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës", ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































