LAJMI I FUNDIT:

Gjendet makina e djegur në Thumanë, dyshohet se është e autorëve të vrasjes së dyfishtë në Tiranë

Gjendet makina e djegur në Thumanë, dyshohet se është e autorëve të vrasjes së dyfishtë në Tiranë

Një makinë e llojit “Honda” është gjetur e djegur në Thumanë. Dyshohet se është makina e përdorur nga autorët që bënë atentatin në Tiranë, ku u vranë dy persona.

Dy viktimat e atentatit të mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit janë identifikuar si Erigers Mihasi dhe Armando Dumani. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 dhe janë ngritur hyrje-dalje të kryeqytetit shqiptar.

Erigersi ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Audi” në momentin që është qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje. Mihasi është një nga njerëzit më të besuar të biznesmenit të lojërave të fatit Vis Martinaj, dhe ka precedentë të mëparshëm penal.


Breshëri plumbash në Tiranë, vriten dy persona brenda veturës
Lexo po ashtu Breshëri plumbash në Tiranë, vriten dy persona brenda veturës

Ai ishte liruar nga burgu në vitin 2019, dhe ishte shpallur sërish në kërkim për një arsenal armësh që ishte zbuluar në zonën e Yrshekut.

Mihasi u arrestua për akuzën e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim në dëm të dy prindërve, “Armëmbajtje pa lejë”, dy “Plagosje me dashje” si dhe “Mbajtje pa lejë të municioneve luftarake”, por u la sërish i lirë brenda muajsh.

Mihasi u arrestua për grabitjen dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë.

Ndërkohë, policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe po shikon kamerat e sigurisë përreth, për të identifikuar makinën që ndodheshin autorët, por edhe të dhëna lidhur me identitetin e tyre./TCH

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori