LAJMI I FUNDIT:

Gjendet “buzëkuqi” më i vjetër në botë në një vend që dikur e ndalonte grimin

Gjendet “buzëkuqi” më i vjetër në botë në një vend që dikur e ndalonte grimin

Arkeologët kanë zbuluar “buzëkuqin” më të vjetër në botë në Iranin juglindor.

Produkti i lashtë i bukurisë i gjetur së fundmi, me përmasa rreth 5 cm i gjatë, i ngjan një versioni cilindrik të buzëkuqit.

Shkencëtarët kanë bërë të ditur se cilindri besohet të jetë përdorur nga kultura Jiroft, një qytetërim i epokës së bronzit, shkruan New York Post, përcjell Telegrafi.


“Është një zbulim i papritur. Aq më tepër sepse substanca përputhej në mënyrë të përkryer me formën e gurit që është aq afër buzëkuqëve të ditëve të sotme”, tha profesori i arkeologjisë në Universitetin e Padovës në Itali, Massimo Vidale.

Studiuesit e kanë vendosur buzëkuqin nën mikroskop, ku kanë vënë re pigmente të errëta të cilat nënkuptojnë se produkti origjinal ishte “ngjyrë e kuqe”.

Ata e vazhduan hetimin e tyre duke studiuar edhe përbërjen e tij që me sa duket ishte shumë i ngjashëm me produktet kozmetike të sotme.

Por, të pranishëm në të ishin edhe përbërës si hematiti, një mineral oksid hekuri emri i të cilit rrjedh nga fjala greke “gjak” për shkak të ngjyrës së tij të kuqe.

Edhe pse buzëkuqi duket se ka ekzistuar për të paktën 5,500 vjet, studiuesit u befasuan kur e gjetën atë në Iran, vend ky që dikur ndalonte grimin.

Irani ndaloi produktet kozmetike menjëherë pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, por i lehtësoi kufizimet e tij duke lejuar të grimohen vetëm gratë që nuk punojnë në qeveri dhe studentet e mjekësisë.

Bëhet e ditur se gjetjet janë publikuar në Scientific Reports. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Jetojmë në kohë të çuditshme - presidenti argjentinas e

Jetojmë në kohë të çuditshme - presidenti argjentinas e "shpërbleu" me sharrë elektrike Muskun

Interesante
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Ajo ka buzët më të mëdha në botë, por nuk është e kënaqur pasi dëshiron që t'i ketë edhe më të mëdha

Ajo ka buzët më të mëdha në botë, por nuk është e kënaqur pasi dëshiron që t'i ketë edhe më të mëdha

Djaloshi që dëshiron të duket si një

Djaloshi që dëshiron të duket si një "alien i zi", hoqi hundën dhe buzën e sipërme

Macja e kaloi gjithë natën në derën e dhomës së gjumit duke pritur që fëmija i pronarit të zgjohej

Macja e kaloi gjithë natën në derën e dhomës së gjumit duke pritur që fëmija i pronarit të zgjohej

Fun
Kalo në kategori