LAJMI I FUNDIT:

Gjenden rreth 1 mijë e 600 municione eksplozive në Parkun e Lirisë në Ferizaj

Gjenden rreth 1 mijë e 600 municione eksplozive në Parkun e Lirisë në Ferizaj

Rreth 1 mijë e 600 municione eksplozive të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm janë gjetur nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në Parkun e Lirisë në Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur të mërkurën ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.

Mehaj ka thënë se në mesin e municioneve ka predha të mortajës dhe artilerisë, të mbetura kryesisht nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat sipas tij, nuk do të paraqesin më rrezik për qytetarët.


“Heronjtë tanë vazhdojnë misionin e shenjtë për Kosovën, çdo ditë e më të sigurt nga mjetet e pashpërthyera. Specialistët tanë të deminimit  janë duke kryer operacionet e pastrimit në Parkun e Lirisë në Ferizaj, ku kanë hasur në një sasi të madhe të municioneve eksplozive të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”.

“Rreth 1600 copë municioneve të gjetura që përfshijnë predha të mortajës dhe artilerisë, të mbetura kryesisht nga Lufta e Dytë Botërore nuk do të paraqesin më rrezik për qytetarët tanë.  Kompania e Deminimit do të vazhdoj me përkushtim të lartë deri në pastrimin e të gjitha fushave të rrezikshme me mina dhe municione eksplozive. Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!”, ka shkruar ministri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori