Policia në Filipine ka zbuluar më shumë se 1.500 breshka të gjalla të mbështjellura me rrip brenda valixheve në aeroportin e Manilas.

Breshkat, e gjetura në valixhet e braktisura në aeroport, kanë një vlerë në total prej 86.631 dollarë. Policia dyshon se transportuesi i braktisi pasi zbuloi dënimet e ashpra që përballen trafikantët e kafshëve të egra.


2 10

Ata përballen me dy vite burg nëse kapen. Një total prej 1.529 breshkash të llojeve të ndryshme, përfshirë Sulcata Tortoises, që është pjesë e listës së Kuqe të IUCN si specie në rrezik, u gjetën në katër valixhe të braktisura në Aeroportin Ndërkombëtar Ninoy Aquino të dielën.

Breshkat u braktisën nga një pasagjer që fluturoi nga Hong Kongu.

3 9

Bureau of Customs në aeroport tha se pasagjeri u informua për vigjilencën ndaj tregtisë ilegale të egra dhe dënimet që përballen trafikantët ndaj mori vendimin për ti lënë aty.

Breshkat përdoren si kafshë ekzotike por edhe në mjekësinë tradicionale. /oranews/