Deputetja e parlamentit italian, Gilda Sportiello, e cila luftoi që gratë të lejohen të ushqehen me gji gjatë seancave parlamentare, u bë gruaja e parë që e bëri këtë.
Dje në Kuvend shpërthyen duartrokitjet nga të gjitha anët kur Sportiello, deputete e Dhomës së Përfaqësuesve, gjatë votimit të një ligji filloi t’i japë gji djalit të saj dy muajsh.
Në mandatin e mëparshëm, ajo loboi me sukses për miratimin e një rregulli që do t’i lejonte gratë të votojnë dhe të debatojnë gjatë ushqyerjes me gji, derisa foshnjat të jenë 12 muajshe, raportoi AP.
Ajo dhe babai i foshnjës, Ricardo Ricardo, janë deputetë nga Lëvizja populiste “Pesë Yje”.
Sportiello u citua nga gazeta Republika të thoshte se ajo shpresonte se akti i saj pionier do të frymëzonte punëdhënësit në Itali që t’ua lehtësonin jetën nënave që punojnë të ushqehen me gji në punë, nëse ata dëshirojnë.
“Nga sot e tutje, nëse institucionet më të larta italiane lejojnë punëtore femra të ushqehen me gji në vendin e tyre të punës, atëherë asnjë gruaje në asnjë profesion nuk mund t’i mohohet kjo e drejtë”, tha ajo. /Telegrafi/