Gjatë paradës së Ditës së Bastijës në Paris, një kalë iku me vrap dhe një tjetër ra bashkë me kalorësin e tij.

Pamjet tregojnë një kalë pa kalorës që vrapon gjatë marshimit të shoqërimit të kalorësisë në Champs-Élysées, duke u përpjekur të tejkalojë të tjerët.


Sekonda më vonë, një kalë i Gardës Republikane ra bashkë me kalorësin e tij, transmeton Telegrafi.

Në një video tjetër, një ushtar shihet me vesh të mbuluar me gjak, derisa po parakalonte me kalorësit e tjerë.

E këto pamje janë bërë virale në rrjetet sociale dhe kanë nxitur një “lumë” komentesh. /Telegrafi/

https://youtube.com/shorts/Abj5AbAyavU?si=jQcwkTKGxjP-oLpU