Për familjen e Fitore Muratit, 37-vjeçe, nënë e tre fëmijëve, ishte e vështirë që ta mbyllnin muajin, pasi gjatë kohës kur në Kosovë ishin në fuqi masa të ashpra të izolimit, burri i saj u pezullua nga puna.
Të ardhurat mujore në këtë familje para pandemisë ishin 400 euro, por me largimin e bashkëshortit nga puna, ata mbetën edhe pa to.
Pas disa muajsh pa punë, bashkëshortin, thotë Fitorja, e kthyen në punë, por jo me pagë të njëjtë, mirëpo 100 euro më pak.
Kjo e rëndoi edhe më shumë jetën e kësaj familje.
“Në familjen tonë punon vetëm burri, të ardhura tjera nuk kemi edhe atij gjatë pandemisë ia kanë zvogëluar pagën. Pandemia na ka prekur të gjithëve, janë zvogëluar të ardhurat në familjen tonë. Pa punë dhe izolim në të njëjtën kohë”, thotë ajo.
Pasi të ardhurat në familjen Murati u zvogëluan, Fitorja thotë që u detyrua të kërkojë punë si ndihmëse shtëpiake.
“Edhe unë jam interesuar për punë, por pandemia mbylli të gjitha, nuk ka punë. Punoj herë pas here, jo rregullisht”, thotë ajo.
Fëmijët e Fitores, dy të moshës 15 dhe 16 vjeç dhe një i moshës 8 vjeç, nuk arrijnë t’i kenë të gjitha gjërat e nevojshme apo gjërat të cilat arrinin t’i kishin para pandemisë.
“Shpenzimet u rritën në pandemi, pagat u zvogëluan nuk e di se si ia dalim me këto para”, shton ajo.
Me një problem të ngjashëm u përball edhe familja 5-anëtarëshe Selimaj.
Para pandemisë gjithçka ishte mirë, thotë Agimi, kryefamiljar. Të hyrat mujore në familje ishin 800 euro pasi që punonin dy anëtarë të kësaj familjeje.
Por, qysh në mars, kur qeveria vendosi masat për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, ata mbetën pa punë dhe u rikthyen në vendet e tyre të punës vetëm pas tre muajve.
Gjatë kësaj kohe, ata morën vetëm nga 170 euro dhe asgjë më shumë.
“Unë dhe djali u kthyem në punë, por jo me pagat që i kemi pasur, dy herë më pak, pra nga 200 euro në muaj, nga 400 sa i kemi pasur. Puna e njëjtë e para më pak, s’e di qysh do të kalojë kjo”, thotë ai.
Kjo e rëndoi buxhetin e familjes së tyre dhe gjithçka u reduktua. Shumë gjëra, thotë ai, që i kishin blerë para pandemisë, tashmë nuk arrijnë, pasi që buxheti familjar u varfërua për 400 euro në muaj.
“Po të them që gjithçka ka ndryshuar, jemi krejt ndryshe sot krahasuar me para një viti. Kemi pasur kushte të mira, çfarë kam dashur kam blerë, tani jo, duhet t’i ruaj paratë se nuk dalin deri në fund të muajit”, thotë ai.
“Gjithçka ndryshoi për ne, por lutemi të jemi shëndosh dhe të kalojë kjo pandemi sa më shpejt”, shton ai.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nëse krahasohen çmimet e muajit nëntor 2020 me muajin nëntor të vitit të kaluar, thuhet se në përgjithësi çmimet e konsumit kanë pësuar rënie prej 0.3 për qind.
Rënie të çmimeve ka pasur në produktet si pemët, veshjet, blerje të automjeteve, përdorimi i pajisjeve për transport personal, e të tjera.
Por, rritje të çmimeve ka pasur në produktet e përditshme si buka dhe drithërat, mishi, qumështi, djathi dhe vezët, vajrat dhe yndyrat, perimet e tjera.
Institucionet në Kosovë nuk kanë publikuar ende të dhëna të sakta se sa janë prekur buxhetet familjare. Po ashtu, nuk ka të dhëna zyrtare edhe sa është numri i qytetarëve që u larguan nga puna gjatë pandemisë.
Të dhënë të përafërta japin shoqatat ekonomike.
Oda Ekonomike e Kosovës në bazë të një studimi ka thënë se janë rreth 30 mijë vende pune të humbura gjatë pandemisë, ndërkaq Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat flet për një numër deri në 100 mijë.
Por, të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Kryqit të Kuq të Kosovës tregojnë se numri i familjeve, të cilat hyjnë në kategorinë e familjeve të varfra është rritur gjatë kohës së pandemisë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës, gjatë pandemisë numrit të familjeve me asistencë sociale 24.229 i janë shtuar edhe më shumë se 550 familje.
Shuma e mjeteve që këto familje marrin nga Qeveria e Kosovës, është prej 50 deri në 150 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve.
Ndërkaq, numrit prej 14 mijë familjeve të varfra të evidentuara sipas të dhënave të Kryqit të Kuq të Kosovës gjatë pandemisë i janë shtuar edhe shumë të tjera.
Sipas të dhënave zyrtare, Bruto Prodhimi Vendor (BPV) për vitin 2019 ishte më shumë se 7.1 miliardë euro, kurse BPV-ja për kokë banori ka qenë 3,566 euro, përderisa rritja reale ekonomike ka qenë 4.2 për qind.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka bërë të ditur se si rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ekonomia e Kosovës në vitin 2020 do të shënojë rënie deri në 7.2 për qind. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës