LAJMI I FUNDIT:

Gjatë ditëve 12-16, më të nxehta dhe më tërheqëse

Gjatë ditëve 12-16, më të nxehta dhe më tërheqëse

Në ditën e 12-të mund të dëshironi t’i hidheni të dashurit posa të hyjë në shtëpi ose do të dëshironi të provoni pozita të ndryshme seksuale.

Kjo ndodh pasi niveli i hormoneve rritet (kombinim i estrogjenit, progesteronit, por edhe testosteronit).

Gjatë ditëve 14-16 jeni pranë ovulacionit (kur formohet qeliza vezë e gatshme për fekondim) dhe dëshira juaj seksuale është në kulm.

Organizmi është i krijuar në këtë mënyrë që të keni dëshirë maksimale për seks, pikërisht në ditët kur mund të mbeteni shtatzënë (që mund të ndodhë për shkak të pasionit t’i harroni kontraceptivët).


Në këtë periudhë jeni edhe më tërheqëse për meshkujt, sepse estrogjeni bën që t’u pastrohet lëkura dhe të keni gjinj më të fortë, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Këshillë për pasion: Shfrytëzojini këto ditë për t’i kënaqur dëshirat tuaja seksuale, si dhe për t’i plotësuar fantazitë e partnerit me lojëra të ndryshme seksuale. Ndërkaq, nëse nuk jeni në lidhje, atëherë “luani” me veten. /Telegrafi/