Gjashtë transferime që mund të ndodhin brenda kësaj jave: Yje nga Arsenali, Tottenhami dhe Chelsea mund të bëhen me klube të reja

Jemi në mes të afatit kalimtar të janarit, por deri më tani nuk kemi parë shumë marrëveshje që janë mbyllur.Tottenham është i fundit që ka goditur, duke nënshkruar me yllin e ri të Benficas, Gedson Fernandes si huazim për 18-muaj.Ardhja e tij do t'i japë skuadrës së Jose Mourinho ekstra mundësi për formacion, pasi Moussa Sissoko është lënduar, ndërsa Christian Eriksen pritet të largohet. Kjo marrëveshje është mbyllur, por janë edhe disa të tjera që mund të ndodhin brenda kësaj jave. TalkSPORT.com ka hedhur një vështrim, duke i analizuar disa transferime që mund të ndodhin këtë javë.Bruno Fernandes (Nga Sporting Lisbon te Manchester United)Ai dukej i destinuar për Tottenham gjatë verës, por tani janë Djajtë e Kuq duket se do të nënshkruajnë me të. Flitet për një marrëveshje prej 60 milionë euro. Mesfushori ka bërë emër në Evropë për ndeshjet e tij të jashtëzakonshme në Portugali.Sezonin e kaluar ai shënoi 20 gola dhe dha 12 asistime në kampionat.

Krijuesi danez ka nuk do ta vazhdojë kontratën e tij me Spurs. Ai kishte një karrierë fantastike në veri të Londrës, duke zhvilluar 300 ndeshje. Spurs duan pak para në dorë për lojtarin dhe Inter e duan me çdo kusht. Flitet për një marrëveshje në vlerë 17 milionë euro.













































