Një grua së bashku me vajzën e saj raportohet se janë zhdukur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

Për vendndodhjen e tyre nuk dihet asgjë që nga data 14 qershor.


"Rr. Dëshmorët e 6 Prillit, Jabllanicë 14.06.2024-17:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se dy viktimat bashkëshortja me vajzën e tyre janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre", njofton policia.

Rasti është duke u hetuar nga policia./Telegrafi/