LAJMI I FUNDIT:

Gjakovë, 34 vjet burgim ndaj dy të pandehurve për vrasje, lëndim i rëndë trupor dhe ndihmë në vrasje

Gjakovë, 34 vjet burgim ndaj dy të pandehurve për vrasje, lëndim i rëndë trupor dhe ndihmë në vrasje

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.Gj., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për tri vepra penale.

Në njoftim thuhet se veprat penale janë: “Vrasje”, “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe të pandehurit P.Gj., për shkak të veprës penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Mentor Bajraktari, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin A.GJ., e shpalli fajtor për tri veprat penale dhe i shqiptoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej njëzet e dy (22) vjet, ndërsa të pandehurit P.GJ., dënim me burgimi në kohëzgjatje prej nga dymbëdhjetë (12) vjet.


“I pandehuri A.Gj., akuzohet se më 12 mars 2019 në fshatin Marmull të Gjakovës, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin T.B., për shkak të një mosmarrëveshje pronësore. Po ashtu, në kohën dhe vendin e njëjtë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit A.N., pasi që ky i fundit kishte tentuar ta ndihmoi viktimën T.B”, thuhet në njoftim.

Ndërsa i pandehuri P.GJ., akuzohet se më 12 mars 2019 në fshatin Marmull të Gjakovës, me dashje ndihmon personin tjetër, këtu të akuzuarin A.Gj., duke i krijuar kushte në kryerjen e veprës penale të vrasjes.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Të pandehurve ju është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori