Gjakova mbrëmë shijoi performancën e Cirkut Kombëtar të Shqipërisë

Gjakova përjetoi një mbrëmje të paharrueshme, teksa Cirku Kombëtar i Shqipërisë solli një spektakël i cili u shfaq në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.
Me një histori 65-vjeçare në skenën artistike, artistët të cilët performuan në këtë cirk tërhoqën vëmendjen e publikut të ptanishëm, me një performancë e cila tejkaloi çdo pritshmëri.
Salla e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, u mbush përplot me qytetarë të të gjitha moshave, të cilët patën mundësinë që ta përjetojnë atmosferën magjike të akrobacive të jashtëzakonshme, lëvizjeve që u përformuan nga pjestarët e Cirkut Kombëtar të Shqipërisë.
Sipas disa të pranishmëve këta performues të Cirkut Kombëtar nuk sollën thjesht një shfaqje, por ndërtuan një eksperiencë të mbushur me emocione, ngjyra dhe mjeshtëri të jashtëzakonshme.
Organizatorët falënderuan Cirkun Kombëtar të Shqipërisë për emocionet dhe energjinë që i dhuruan qytetit të Gjakovës.

















































