Ryan Giggs beson se ish-skuadra e tij, Manchester United, duhet të provojë të nënshkruajë me Alexis Sanchezin e Arsenalit.

Sanchez ka qenë i lidhur me një largim nga Arsenali, ku nuk është edhe aq i kënaqur me kushtet.


Ai ka edhe 12 muajë kontratë dhe ka shënuar deri më tani 21 gola.

“Ai është një futbollist brilant. Puna e tij është efektive dhe për skuadrën. AI është lojtar fitues”, ka thënë Giggs.

I pyetur se a do të duhet ta blejë Mou, ai u përgjigj pozitivisht.

“Po. Jose Mourinho e mori Zlatan Ibrahimovicin sepse ai është fitues.  Ai ka fituar ku ka shkuar. Nuk ka efekt pozitiv vetëm në fushë, por edhe jashtë saj”, ka thënë Giggs. /Telegrafi/

telegrafi sport app