LAJMI I FUNDIT:

Gëzim apo vdekje? Dasma shqiptare e parë nga sytë e një francezi! (Foto)

Gëzim apo vdekje? Dasma shqiptare e parë nga sytë e një francezi! (Foto)

Mediat franceze e përshkruanin ceremoninë e dasmës në Shqipëri si ditën më të tmerrshme të nuses.

Gazetari shqiptar Ilir Seci e ka publikuar foton e faqes së parë të një gazete franceze, ku shfaqet nusja në ditën e saj më të lumtur duke qarë me sa fuqi ka.

Në krah të saj është i vëllai, i larë me lot gjithashtu, pasi po përcjell nga dera motrën e tij nuse.


Një pamje “tmerri” të ditës së dasmës e përcjell në vitin 1980 një media franceze në faqen e parë të saj.

Më poshtë mund të lexoni një pjesë të tekstit të përkthyer në shqip:

“Të qara me ulërima deri sa të dëgjonte i fundit i katundit ose i lagjes…, se kështu e donte zakoni. Kjo është një ndër detajet e rëndësishme të ceremonisë së dasmave të vajzave shqiptare në komunizëm. Është një zakon që në fakt është trashëguar më herët. Nuk ishte reflektim i emocionit të ditës, kur vajza lë shtëpinë e prindërve, por se përmes të qarave duhet të tregojë se sa shumë i doje prindërit e sa e “fisme” ishe, se nuk dëshiron të lije prindërit “për të shkuar të burri”.

Këtë adet duhet ta respektonin të gjitha nuset, në momentin kur vëllai apo një i afërm tjetër i familjes, i merrte prej krahu për t’i përcjellë tek pragu i derës, atje ku ishin krushqit duke pritur ta marrin në dorëzim.

Në të shumtën e rasteve dhëndri mungonte mes krushqve.

Nusja e dhëndëri shiheshin në fund të ceremonisë në shtëpinë e dhëndrit, madje të hënën, një ditë pas dasmës, sepse nusja merrte me vete një krushkë, e cila flinte atë natë me nusen në shtëpinë e dhëndrit”. /mapo.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori