Si pasojë e përhapjes së pandemisë së Coronavirusit, rënia e remitencave nga diaspora do të jetë alarmante për Qeverinë e Kosovës sa i përket stabilitetit social dhe parashikimeve buxhetore për vitet në vijim.
Për çdo vit pothuajse nga mërgata janë sjellë në Kosovë mbi një miliard euro.
Kështu ka thënë eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu për KosovaPress, i cili këtë krizë e quan edhe pandemi ekonomike për vitin 2020 dhe 2021, që do të jetë shqetësuese për vendin.
“Indikatori kryesor në të kaluarën kanë qenë remitencat. Unë kam kundërshtuar gjithmonë raportin që kinse në Kosovë kanë hyrë remitenca çdo vit 700 milionë euro, e kam thënë gjithmonë këto janë vetëm të evidentuara nga sektori bankar. Remitencat po thuajse kanë qenë sa një buxhet i një qeverisë së Kosovës. Dhe në këtë drejtim vet fakti që të gjitha shtetet janë goditur nga Coronavirusi, shumë biznese dhe kompani ku kanë punuar mërgata jonë, janë të mbyllura ose është pezulluar aktiviteti ekonomik. E tëra kjo do të reflektoj në rënien e mbështetjes nga diaspora për Kosovën. Por, rënia e tyre ose ulja e nivelit të remitancave për Kosovën do të jenë edhe një grusht i stabilitetit social në Kosovë. Do të jetë edhe një grusht i zhvillimit ekonomik në Kosovë, mbi të gjitha do të bie fuqia blerëse. Për tërë këtë, duhet të gjendet një alternativa si të kompensohet”, thotë Gërxhaliu.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, pohon se pasojat nga kjo pandemi, që ka goditur edhe mërgatën, efektet negative do të jenë të mëdha edhe për ekonominë e Kosovës.
“Tani veç jemi në muajin e katërt, me siguri pasojat në aspektin kohor do të jenë më të gjata. Diaspora në të kaluarën ka luajtur një rol të pa kontestuar, por në të ardhmen besoj se nga efektet negative të koronavirusit do të jetë edhe ajo e atakuar dhe me siguri kontributi i tyre nuk do të jetë siç ka qenë në vitet e kaluara. Prandaj, besoj që institucionet do ta kenë parasysh që kjo është një rrethanë vështirësuese që duhet të bëhet në kalkime ekonomike për vitin 2020 dhe 2021”, thotë ai.
Në fund, Gërxhaliu thekson se Kosova është e stërngarkuar edhe me frikën dhe me pasojat e Coronavirusit dhe me aspektin socio-ekonomik dhe mbi të gjitha sa i përket presionit politik dhe një aktualiteti që nuk është në funksion të stabilitetit dhe krijimit të një perspektive të besimit për të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës