Gërvalla viziton veriun e Kosovës, magjepset me bukuritë natyrore

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, kanë vizituar sot veriun e Kosovës.
Gërvalla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot ka qëndruar nga Bistrica e Shalës në komunën e Leposaviqit e deri në Boletin.
“Bashkë me Ministrin Faton Peci një paradite në këto vise të Kosovës me bukuri të rrallë dhe potencial të madh jo vetëm në fushën e agroturizmit, të lëna mizorisht prapa me dekada të tëra”, ka shkruar Gërvalla, transmeton Telegrafi.
“Tash, në çdo cep shihet dhe ndihet kujdesi i shtuar i institucioneve ndaj kësaj pjese të harruar dhe braktisur të Republikës së Kosovës”, ka thënë ministrja Gërvalla. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/05/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































