LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Spanja i njohu pasaportat e zakonshme të Kosovës që nga 1 janari 2024

Gërvalla: Spanja i njohu pasaportat e zakonshme të Kosovës që nga 1 janari 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë lirshëm në Spanjë.

Kjo pasi siç ka deklaruar ajo, Spanja i njeh pasaportat e zakonshme të Kosovës që nga 1 janari i këtij viti.

“Qytetarët e Kosova mund të udhëtojnë në Spanjë tani. Bazuar në njoftimet e shteteve anëtare të BE-së deri më 5 janar 2024, Mbretëria e Spanjës njeh pasaportat e zakonshme të Republikës së Kosovës që nga 1 janari 2024”, ka njoftuar Gërvalla përmes platformës “X”.


Ndryshe, edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka konfirmuar gjatë ditës së shtunë se Spanja njeh pasaportën e Kosovës.

Bislimi në një postim në Facebook ka shkruar se DG Home (Drejtoria e Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme e BE-së) ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës dhe mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.

“Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë. Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori