Konsulli i Republikës së Kosovës New York, Lulzim Krasniqi, të mërkurën ka bërë të ditur se është shkarkuar nga ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Përmes një letre, Krasniqi ka thënë se vendimi i Gërvallës për shkarkim nga Shërbimi i Jashtëm, bazohet në urrejtje dhe në paranoja.
Ai ka përmendur një rast gjatë vizitës së ministres në zyrën e tij në New York, duke thënë se i kishte kërkuar ta hiqte nga zyra flamurin e UÇK-së, për të cilin kishte refuzuar.
Ndaj Krasniqit ka reaguar ministrja Gërvalla.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ka premtuar meritokracinë dhe profesionalizmin si kriter të vetëm për punësim në institucionet e Republikës, dhe këtë gjë po e bën si ministre.
E sipas saj, asgjë më shumë e asgjë më pak nuk është duke ndodhur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Për këtë flet edhe konfirmimi i vendimeve tona nga ana e instancave të ankimimit”, tha ajo.
Po ashtu Gërvalla ka folur edhe për punësimet e tjera në MPJD të cilat i ka quajtur të jashtëligjshme e ilegale.
Ajo ka paralajmëruar edhe gjetje të tjera të cilat ka thënë se së shpejti do të shfuqizohen.
“Prandaj, punësimet ilegale, të jashtëligjshme në këtë ministri, të bëra në të kaluarën, janë shfuqizuar. Nëse ndërkohë do të konstatohen të tjera, të cilat ende nuk kanë dalë në pah, edhe ato do të shfuqizohen. Nuk ka gënjeshtër, përrallë, shpikje, presion apo kërcënim që e ndal reformën e domosdoshme institucionale”, tha Gërvalla.
Tutje tha se nepotizmi dhe punësimet e paligjshme e kanë dëmtuar rëndë diplomacinë.
“Drejtësi, barazi, llogaridhënie dhe meritokraci në punësim, vlerësim të punës, ngritje në pozitë, dërgim jashtë vendit. Kjo është formula e një funksionimi më të mirë të MPJD-së dhe e një përfaqësimi më dinjitoz të Republikës së Kosovës jashtë vendit”, tha Gërvalla.
Ndërkaq oas shkarkimit, konsulli Krasniqi ka paralajmëruar ankim në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës.
“Me këtë rast, kundër vendimit tuaj arbitrar e tendencioz do të ankohem në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, derisa betejën legale e ke të humbur, aty ose në gjykatë, i cili institucion, bashkë me institucionet tjera të vendit, janë krijuar me mund e me sakrificë”, ka thënë Krasniqi.
Duhet theksuar se Gërvalla, në mars të këtij viti, po ashtu kishte shkarkuar një grup prej 10 zyrtarëve të Shërbimit të Jashtëm.
Sipas arsyetimit të ministres, personat e liruar nga detyra janë punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm, të përcaktuara me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm, dhe as procedurave dhe rregullave të pranimit sipas Ligjit për Shërbimin Civil, i zbatueshëm në kohën kur këta persona janë emëruar.
“Ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare”, kishte thënë Gërvalla.
Të shkarkuarit, Lulzim Rifaj, Mitat Fejza, Bahrije Hoti, Rrahim Morina, Binak Berisha, Shota Bukoshi, Adnan Dragaj, Enver Bucaj, Blerim Canaj, e kanë kundërshtuar fuqishëm vendimin e ministres Gërvalla.
Ata, të martën përmes avokatit të tyre Hajzer Salihu, kanë dërguar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, respektivisht kundër vendimit A. nr 365/2022 të dt.10.06.2022, ku njëkohësisht kanë kërkuar edhe shtyrje të ekzekutimit të vendimit në fjalë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” – Erion Veliaj reagon nga burgu

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë