Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e ka quajtur të dëmshëm asociacionin e komunave serbe dhe iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur”.
Ajo ka thënë se është detyrë e Qeverisë për t’i bindur partnerët ndërkombëtar se këto dyja nuk i kontribuojnë stabilitetit të Kosovës.
Gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, Gërvalla tha se janë në proces të hartimit të strategjisë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Sipas saj po punojnë paralelisht për njohjet e reja dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetet, pasi ka një stagnim në këtë aspekt.
Gërvalla, e cila është edhe zëvendëskryeministre, tha se anëtarësimi në organizata ndërkombëtarë do të bëhet në disa etapa dhe se pa i siguruar të gjitha votat nuk do të aplikojnë në asnjërën prej tyre.
Para deputetëve, Gërvalla nuk dha data për liberalizim të vizave, por tha se janë duke punuar me vendet skeptike. Ndërkohë, shtoi se ende nuk ka një përgjigje përfundimtare për projektin e gazsjellësit.
“Open Ballkan dhe asociacioni i komunave serbe në Kosovë janë dy temat të cilat i kemi analizuar dhe për Kosovën në këtë formë janë të dëmshme. Tash ka dy mënyra ose po i dimë se janë të dëmshme dhe po themi ani se po i implementojmë, ose po themi janë të dëmshme. Duhet të investojmë një pjesë të madhe të punës sonë, komplet aparati qeveritar dhe gjithë ne së bashku, me qëllim që gjithë atyre që kanë interes se këto janë të dëmshme për Kosovën. Asociacioni krijon një Bosnje të dytë në Kosovë”, tha ajo.
Ajo tha se duhet të punohet për njohjen nga pesë vendet e BE-së, pasi katër prej tyre janë anëtare edhe të NATO-së.
“Statusi i Kosovës është dobësuar me kalimin e viteve, entuziazmi fillestar i vitit 2008-2009 që është i natyrshëm, ku është arritur një numër i madh i njohjeve ndërkohë. Tash ka ardhur koha që kemi një stagnim, përveç njohjes së re nga Izraeli, nuk kemi njohje të reja. Gjatë këtyre viteve është shumë e rëndësishme që në dy shina paralele, në njërën anë të kemi 5 shtetet jo njohëse të BE-së dhe anën tjetër të punojnë intensivisht në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale që nuk na kanë njohur. Por edhe shtete që na kanë njohur, por as nuk kemi marrëdhënieve diplomatike dhe aktivitet të përbashkët. Ne konsiderojmë se vetëm kjo strategji në disa shina e mundëson një përmirësim dhe forcim të Kosovës në arenën ndërkombëtare, i cili është i domosdoshme”, tha Gërvalla.
Përkitazi me këtë, anëtarja e komisionit, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj pyeti ministren për planet dhe synimet në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“Sa jeni përgatitur ju si Ministri e Punëve të Jashtme për të aplikuar dhe ku synoni të aplikoni në organizata ndërkombëtare”, pyeti Kadrijaj.
Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla tha se anëtarësimi do të bëhet në disa hapa dhe se pa i siguruar gjitha votat nuk do të aplikojnë.
“Një strategji afatgjatë neve na ruan nga gabimet që mund të bëjmë gjatë procesit. Unë nuk ju tregoj asgjë të re kur them se anëtarësimi në organizata ndërkombëtarë bëhet në disa etapa. Ne bëjmë njëherë identifikimin, strategjinë tonë si t’i qasemi secilës veç e veç. Ne as në publik nuk dalim dhe as nuk fillojmë aplikimin, pa u siguruar votat për anëtarësim”, tha Gërvalla.
E pyetur për liberalizimin e vizave, Gërvalla tha se ka një ndërrim të lehtë të qasjes së dy vendeve skeptike, por ende duhet të punohet për t’i bindur të njëjtat, sidomos në vërejtjet e tyre për sundimin e ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit.
Ajo tha se s’ka ende një datë për liberalizim të vizave, porse po punojnë çdo ditë për ta larguar regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Neve na thonë se ka të bëjë me tema që ndërlidhen me shtetin ligjor, atëherë ne mbetet edhe me institucionet e tjera që janë kompetente për sundimin e ligjit t’i bindin shtetet skeptike, se cili është realiteti në Kosovë, cilat janë masat që kemi marrë dhe masat që planifikojmë t’i marrim në sektor të ndryshëm. Një pjesë e shteteve që refuzojnë liberalizimin e vizave për Kosovën thirren edhe në temat e shtetit ligjor. Ajo është një fushë ku ne punojnë dhe ndryshojmë këtë qasje. Disa refuzime vinë edhe me zhvillime të brendshme të shteteve. Në njërin prej tyre vitin e ardhshëm ka zgjedhje… Me hapa të vegjël, por megjithatë është punuar dhe ka ndikuar në ndërrim të vogël në dy prej shteteve që janë skeptike, megjithatë sa është përgjegjësi e jona dhe asaj që duhet të ndryshojmë në këtë proces. Unë nuk do t’i përsëris gabimet e të kaluarës se kur zgjidhet ky problem. Por një gjë duhet t’iu siguroj se jemi të vetëdijshme për pengesën reale dhe disfavorin që ka Kosova duke qenë e fundit që i ka qytetarët e izoluar komplet. Mund t’ju siguroj se nuk kalon asnjë ditë pa u bërë një hap dhe punë e vogël drejt liberalizimit të vizave”, tha ministrja Gërvalla.
Kritika ka pasur deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila pyeti ministren Gërvalla për projektin e gazsjellësit dhe ndërlidhjen me njohjen nga Greqia.
“Ju thatë se Kosovën nuk e kanë njohur pesë shtetet e BE-së, njëra nga to është edhe Greqia, e cila kohëve të fundit ka shfaqur intenca të ndryshimit pozitiv në raport me Kosovën. Dua të shtroj një pyetje, a lidhet kjo me vendimin për gazifikimin e Kosovës përmes interkonjeksionit Greqi-Maqedoni Veriore. A ka ndonjë lidhje për shkak të intencës pozitive që Greqia e ka pasur në raport me njohjen. Mbetem prapë te gazi sepse është çështjen me rëndësi. Dizefikimin për energji me burime të gazit që është shtruar te MSA në raportin për vendin”, tha ajo.
Duke iu përgjigjur deputetes opozitare, ministrja Gërvalla tha se s’ka asnjë ndërlidhje të njohjes së Greqisë me projektin e gazsjellësit, për të cilin tha se ende nuk ka asnjë përgjigje përfundimtare.
Ajo tha se orientimi strategjik në këtë aspekti është i qartë dhe se nuk ka asnjë alternativë të gazit rus dhe atij kinez.
“Unë kam zhvilluar shumë biseda me shumë përfaqësues të shtetit grek, jo vetëm me përfaqësuesin e tyre në Kosovë, por edhe përfaqësues tjerë. Në asnjë prej bisedave, gazi jo vetëm që ka qenë kusht, por nuk e kemi biseduar këtë temë. Ne kemi biseduar me Greqinë për themelimin të marrëdhënieve bilaterale në gjitha sferat. Pse jo, edhe gazi që kalon në Greqi ndoshta do të jetë zgjidhja jonë tranzitore drejt një energjie 100 për qind të pastër, ndoshta edhe jo. Këtë përgjigje nuk mund t’iu jep askush në Kosovë, pasi mungojnë shifrat dhe faktet. Mungon relievi nga do të kalojnë tubat, sa do të jetë çmimi dhe sa do të paguajë Kosova… Të gjitha këto ndodhen në një fazë të shqyrtimit që nuk ka një përgjigje përfundimtare të përgjegjshme. Çdo lloj përgjigje që do ta jepnin me këto statistika që kemi, do të ishte e papërgjegjshme, andaj nevojitet kohë dhe angazhim i institucioneve për ta shikuar dhe studiuar me kujdes mundësitë dhe alternativat… Vendimin e 30 shtatorit nuk e ka kuptuar askush si një refuzim të burimeve të energjisë nga gazi, është kuptuar si një hap, pasi pas asaj date do të kishin dështuar. Prandaj këto shkojnë në akumulim të energjisë dhe për gazin jemi në punë e sipër”, tha Gërvalla.
Deputetët opozitarë kritikuan ministren edhe për fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit dhe deklaratat ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Por ministrja Gërvalla përsëriti qëndrimet se deklaratat e saj janë nxjerrë nga konteksti.
Një pjesë e raportimit të ministres Gërvalla në Komisionin për Integrime Evropiane, vazhdoi e mbyllur për medie.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në prag të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1739722251-780x439.jpg)
Flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në prag të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë