Në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington D.C, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka mbajtur një ligjëratë në Institutin Amerikan “New Lines Institute for Strategy and Policy”, ku u adresuan fundamentale të sigurisë globale dhe sfidat e sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore.
Gërvalla ka njoftuar se gjatë diskutimit të saj ka theksuar shqetësimet e Kosovës lidhur me influencën e Rusisë dhe Kinës në rajon.
“Potencova rrezikun e një konflikti potencial në Evropën Juglindore duke bërë thirrje për mbështetje të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në luftën kundër propagandës, dezinformimit dhe veprimeve destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë, që kërcënojnë jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por gjithë Evropën”, ka thënë Gërvalla, transmeton Telegrafi.
Gërvalla shprehu përkushtimin e Kosovës për të përforcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe nevojën për mbështetje të vazhdueshme në rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO.
Diskutimi në Institutin “The New Lines” u përshëndet nga diplomatë, studiues duke theksuar rëndësinë e dialogut të hapur dhe bashkëpunimit në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë globale.
Gjatë qëndrimit të ShBA, ministrja Gërvalla ka zhvilluar takim edhe me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, James O’Brien.
Gërvalla ka thënë se në frymën e marrëdhënieve të posaçme ndërmjet dy shteteve gjatë takimit janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të sundimit të ligjit e demokracisë dhe jetësimit të aspiratave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Diskutuam po ashtu rreth zhvillimeve të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon si dhe zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë”, ka thënë Gërvalla.
Shefja e diplomacisë kosovare ka takuar kongresistin demokrat Gregory Meeks, i cili njihet si mbështetës i madh i Kosovës,me të cilin diskutuan rreth intensifikimit të vizitave të kongresistëve amerikanë në Kosovë dhe fuqizimin e bashkëpunimit në çështje të veçanta, si në politikën e jashtme të Kosovës ashtu edhe në programe të zhvillimit të demokracisë, ekonomisë dhe arsimit.
Gjatë këtij takimi u ri-konfirmuan marrëdhëniet e fuqishme mes dy shteteve dhe dy popujve, duke potencuar se qytetarët e Kosovës, edhe nga matjet ndërkombëtare, dalin të jenë qytetarët më pro-amerikanë në botë.
Gërvalla dhe Meeks biseduan edhe rreth situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe veprimet destabilizuese të Serbisë e Rusisë në rajon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kosova bëhet me dhomën e sigurt për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Inflacioni në Shqipëri mbetet i pandryshuar në shkurt, më shtrenjtë ushqimet dhe pijet, ekspertët: Abuzojnë tregtarët

Inspektorati shtetëror bllokon komunën e Tetovës për shkak legalizimeve

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa