Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, gjatë qëndrimit në Nju Jork, në margjina të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mori pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), temë kryesore e të cilit ishin sfidat lokale dhe globale të sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.
Ministrja Gërvalla-Schwarz, theksoi qëndrimin e palëkundur të Republikës së Kosovës ndaj agresionit ushtarak rus në Ukrainë, vendosmërinë për zbatimin e sanksioneve ekonomike dhe masave të tjera të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe format e tjera të solidaritetit me popullin e Ukrainës, duke vënë në pah edhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vendeve të Ballkanit në çështjet jetike për sigurinë e rajonit.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shtyllë kryesore për paqen dhe stabilitetin edhe në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë takimit Gërvalla vuri në pah përkushtimin, përvojën dhe ekspertizën e thellë të ShBA-ve në rajon dhe nevojën për një prani të shtuar amerikane në të gjitha sferat dhe nivelet.
Mes tjerash, ministrja Donika Gërvalla-Schwarz, BE-së i bëri thirrje që me më shumë vendosmëri të luftojë për vlerat dhe parimet, të cilat qëndrojnë në themelet e saj, vlera të cilat i ndan edhe shumica e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Ministrja kërkoi një vlerësim më të diferencuar të zhvillimeve në vendet e ndryshme të Ballkanit Perëndimor, si dhe mesazhe dhe konsekuenca të qarta për të gjithë ata që bien ndesh me përcaktimet e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.
Ministrja Gërvalla-Schwarz, theksoi se Republika e Kosovës duhet të jetë anëtare me të drejta të plota e “Kartës së Adriatikut”, dhe përshëndeti përkrahjen e shprehur gjatë takimit nga shumica e të pranishmëve për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë mekanizëm të rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon.
Në këtë takim të drejtuar nga Republika e Malit të Zi, krahas ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Të pranishëm në takim ishin edhe këshilltari i Departamentit të Shtetit të ShBA-ve, Derek Chollet, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe diplomatë nga Republika e Shqipërisë, Republika e Sllovenisë dhe nga Serbia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës