Ministrja Donika Gërvalla në Parlamentin Evropian ka deklaruar Serbia nuk është Rusia, por Serbia po kopjon strategjitë ruse.
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla gjatë debatit në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut, ka thënë se Evropa për një kohë shumë të gjatë e ka toleruar Putinin, ndërsa tani edhe Vuçiqi ka një imazh të njëjtë si Putini dhe ndjen që ka të drejtë të marrë territore dhe të nisë eskalime drejt luftës shumë të ngjashme me atë që ka bërë Milosheviqi në vitet e 90-ta.
“Një sulm aq i rëndë mbi infrastrukturën e një shteti demokratik nuk ka ndodhur në Evropë përveç nga agresori rus në Ukrainë. Serbia nuk është Rusi por po kopjon strategjitë ruse dhe po i përshtat ato në kontekst rajonal”, ka theksuar Gërvalla gjatë fjalimit të saj.
Ajo ka rikujtuar se përveç sulmit terrorist mbi infrastrukturën kritike të shtetit të Kosovës, Serbia në shtator të vitit 2023 me rreth 100 trupa paramilitare të pajisura me armë më të rënda të nivelit të lartë, direkt nga arsenali ushtarak serb dhe me pajisje për rreth 400 trupa, bashkë me ushtrinë serbe me gatishmëri për të hyrë në Kosovë ka ndërmarrë përpjekjen e parë për ndërhyrje ushtarake në një vend me prani të NATO-s.
“Pra është krejtësisht e pamundur që një vendim i tillë të merrej pa koordinim me Rusinë. Rusia është e rrënjosur thellë në strukturat e Serbisë jo vetëm në ekonomi por edhe në strukturat e inteligjencës dhe ministrinë e mbrojtjes. As 5000 trupat e NATO-s nuk e ndalën Serbinë dhe Rusinë. Kjo nuk ka të bëjë me veriun e Kosovës, nuk është thjesht një mosmarrëveshje mes Serbisë e Kosovës, ajo që po ndodh prej vitesh para syve tanë është një konfrontim i përshkallëzuar që teston se për çfarë është i gatshëm Perëndimi”, ka thënë Gërvalla.
Ajo tutje rikujtoi se Vuçiqi ka qenë ministër i propagandës tek regjimi i Millosheviqit dhe se mediat në Serbi dirigjohen prej tij dhe kanë urrejtje ndaj Kosovës, ndaj opozitës së atjeshme dhe Perëndimit.
“Propagandohet përçmimi i një etnie, në këtë rast shqiptarëve në mënyrën më të thellë raciste, derisa në stadiumet serbe turmat këndojnë për minuta të tërë ‘Vrisni therrni shqiptarët’. Ata nuk duan Evropë, thjesht i duan eurot e Evropës. Pra, portofolin e kanë në Bruksel, por zemrën e kanë në Moskë”, ka nënvizuar Gërvalla.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë